Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e rrezikon paqen në rajon

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon. Ajo ka opërkujtuar më tutje se në vitet e ’90-ta kur regjimi i Millosheviqit synonte shtypjen dhe përndjekjen e shqiptarëve, të rinjtë u detyruan të largoheshin në mënyrë masive për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak dhe represionit. Kërcënimi i vërtetë për paqen dhe stabilitetin e rajonit vjen pikërisht nga vetë Serbia! Rajoni ynë ka nevojë për paqe, zhvillim dhe të ardhme të sigurt për të rinjtë tanë. Rikthimi i shërbimit ushtarak të detyrueshëm do të çojë sërish në shpërngulje masive të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës. Djemtë tanë, sapo mbushin 18 vjeç, detyrohen të largohen për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, në një shtet që vazhdimisht i diskriminon”, ka vlerësuar mes tjerash, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …