BDI

BDI: Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore e ndërpreu përdorimin e gjuhës shqipe

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar ndaj veprimeve të qeverisë aktuale të Maqedonisë së Veriut, e cila po i diskriminon shqiptarët. Në reagimin e Bashkimit Demokratik për Integrim thuhet se Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore e ndërpreu përdorimin e gjuhës shqipe në tabelat rrugore. “Skandalet me gjuhën shqipe nuk kanë të ndalur. Ndërmarrja publike për rrugët e shtetit ka ndërprerë procedurat për projektin e udhëheqjes së kaluar, që kishte për qëllim ndryshimin e të gjitha shenjave të komunikacionit në autostrada, në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Së fundmi u raportua se Maqedonia e Veriut e ka hequr gjuhën shqipe në tabelat e sinjalistikës rrugore. U publikua fotografia e një tabele në afërsi të vendkalimit kufitar me Kosovën në Bllacë, ku shiheshin vetëm tri mbishkrime: në gjuhën maqedonase, në anglisht dhe në frengjisht, por jo në shqip. Ndërprerja e dhunshme dhe joinstitucionale e tabelave në kufi me Kosovën dhe rikthimi i tabelave të vjetra është një tjetër tregues i paaftësisë së kësaj qeverie për të zbatuar standardet institucionale dhe ligjore” thuhet në mes tjerash në reagimin e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …