Më 16 shtator të vitit 1588 vdiq në Stamboll, Mimar Sinani, i njohur si Arkitekt Sinani. Lindi më 29 maj të vitit 1489, në afërsi të Kajserit. Si i ri, Sinani ishte radhitur në repartet e Jeniçerëve të Sulltanit. Gjatë fushatave në rajone të ndryshme si ushtar i Sulltan Sulejmanit ai u njoh me arkitekturën në vende të ndryshme duke filluar nga Egjipti, Persia, Siria etj. Karriera e tij si arkitekt është e njohur pas ndërtimit të urës mbi Lumin Prut, në Moldavi. Këtë ure, Sinani e projektoi dhe ndërtoi brenda 13 ditëve qe ti shërbente Ushtrisë së Sulltan Sulejmanit, i cili po merrte pjesë në fushatën e Kara Budanit. Sulltan Sulejmani e mbante Sinanin afër dhe me urdhër të tij, më vonë punoi si kryeartitekt i perandorisë. Evropianët e krishterë, Sinanin e krahasonin me Mikelanxhelon dhe e thërrisnin “Mikelanxheloja i Orientit”. Mimar Sinani ka projektuar e ndërtuar 92 xhami, 52 mesxhide, 55 medrese, 20 tyrbe, 17 imarete, streha të varfërish, 13 spitale, 6 rrugë uji, 10 ura, 20 kervansaraje(hotele), 6 saraje , 8 podrume e 48 hamame dhe gjithsej bëjnë 384 vepra. Ne Shqipërinë Otomane te asaj periudhe Arkitekt Sinani ka vënë vulën e tij ne xhaminë Muradie ne Vlorë dhe në xhaminë e Plumbit ne Shkodër.
Kontrolloni gjithashtu
Time Kadrijaj me aksion simbolik në Kuvend
Në seancën e Kuvendit të Kosovës për buxhetin e vitit 2025, deputetja e Aleancës për …