Kryeministri britanik, Keir Starmer është i hapur për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri ndërsa përgatitet të mbajë një mini samit me kryeministren e Italisë, Gjorgia Meloni. Kryeministri u tha gazetarëve që udhëtonin me të në Uashington, përpara se të shkonte për në Romë se do të shihte sesi do të funksiononte marrëveshja e Italisë me Shqipërinë në lidhje me përpunimin e kërkesave për azil. Brenda disa ditësh pas marrjes së pushtetit në korrik, Sir Keir anuloi marrëveshjen e diskutueshme të Mbretërisë së Bashkuar me Ruandën, e cila ishte nënshkruar nga qeveria e mëparshme konservatore me një kosto prej 700 milion paund për tatimpaguesit. Por ai tani duket i hapur ndaj skemave të ngjashme në një vend evropian. I pyetur konkretisht për skemën e Italisë në Shqipëri, Sir Keir u përgjigj: “Le të shohim. Është ditët e para. Unë jam i interesuar se si funksionon kjo, mendoj se të gjithë të tjerët janë. Është shumë herët.”
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …