Vuçiq

Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi me qytetarët, në Beograd, ka deklaruar se serbët në Kosovë po vuajnë shumë

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi  në Beograd me nxënës, mësues e kryetarë komunash nga Republika Serbe dhe nga Mali i Zi, ka deklaruar se serbët në Kosovë po vuajnë shumë. Vuçiq u ankua se serbët e Kosovës nuk jetojnë në kushtet që europianët i garantuan për ta  por nuk i përmbushën, bën të ditur, agjencia serbe e lajmeve, Beta. Pas ankesave të zakonshme, Vuçiq tha se nuk ka pengesa që populli serb nuk mund t’i kapërcejë. Kjo ditë le të jetë një kujtesë se forca jonë është në unitet dhe se si paraardhësit tanë në të kaluarën dhe në të ardhmen, ne do të ecim me kokën lart, të gatshëm për çdo sfidë, ka thënë Vuçiq ai para nxënësve dhe mësuesve serbë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …