Në raportin e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut, në Kosovë sfiduese mbetet siguria dhe sudimi i ligjit në veri

Askush në BE nuk kujtohet për aplikimin e Kosovës, qysh prej më 15 dhjetorit të vitit 2022

Prej kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022, Presidenca e Këshillit të BE-së është ndarë mes pesë shteteve anëtare: Çekisë, Suedisë, Spanjës, Belgjikës dhe Hungarisë. E para e ka pranuar aplikimin, por asnjë tjetër nuk e ka shqyrtuar. Presidenca hungareze – me mandat deri në fund të këtij viti – nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse do të bëjë ndonjë hap. Qeveria e Kosovës shpreson që po. Opinioni nga ana e BE-së dhe marrja e pyetësorit janë hapa të domosdoshëm, të cilët duhet të ndërmerren. Kemi punuar ngushtë me presidencat e Këshillit të BE-së përgjatë kësaj periudhe dhe shpresojmë që ajo aktuale hungareze ta trajtojë me seriozitetin e merituar kërkesën tonë për aplikim”, thotë Klisman Kadiu, këshilltar politik i Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …