Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka deklaruar se nuk pret vazhdim të dialogut deri pas zgjedhjeve në pranverë, por shpreson se atëherë nuk do të jetë më kjo qeveri. Procesi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është bllokuar tash e dy vjet, por sipas saj është Serbia ajo që po përfiton. Në intervistën për KosovaPress, Edita Tahiri foli për raportet e përkeqësuara të qeverisë me partnerët ndërkombëtarë, për çka ajo fajëson kryeministrin, Albin Kurti se ka izoluar Kosovën. Ajo deklaron se sovraniteti në veri nuk ekziston dhe se nismën për hapjen e Urës së Ibrit, Kurti e nisi i vetëm dhe dështoi. Kosova për këto vjet qeverisje të kryeministrit Albin Kurtit, është izoluar. Edita Tahiri, e cila dikur ka drejtuar bisedimet me Serbinë në Bruksel, flet edhe për raportet mes presidentes e kryeministrit, për çka thotë se kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani ka shpërthyer në deklarata kundër qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli: Kurti ka ndryshuar qëndrimet, si kryeministër nuk e mbështet bashkimin kombëtar
Deputeti i pavarur Fatmir Humolli, dikur pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka vënë në dukje evolucionin …