Fshirja e mbishkrimeve gjuhës shqipe nga tabelat e sinjalistikës rrugore në Kërçovë, po vazhdon të ngjallë shqetësime në Maqedoninë e Veriut. Sipas raportimeve të medieve, tabelat rrugore në këtë qytet tashmë janë pastruar nga mbishkrimet në gjuhën shqipe, duke përfshirë vetëm maqedonishten, anglishten dhe frëngjishten. Ky trend ka filluar me largimin e shqipes nga shenjat e autostradës Bllacë-Shkup, në afërsi të kufirit me Kosovën. Shumë analistë e shohin këtë veprim si pjesë e politikave të Qeverisë së VMRO-VLEN-ZNAM, e cila është mbështetur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe cilësohet si një aleat i Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut.