Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po zhvillon takime në Prishtinë dhe Beograd për të përgatitur një radhë të re negociatash ndërmjet kryenegociatorëve të të dyja vendeve. Megjithatë, pritjet për një marrëveshje konkrete mbeten të ulëta. Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, shprehu zhgënjimin për mungesën e progresit në dialog, duke theksuar se qeveria e Kosovës ka bërë gabime strategjike në disa çështje. Sipas saj, insistimi i qeverisë në tema të papërshtatshme ka sjellë pasoja për vendin. Pavarësisht takimeve, nuk është caktuar ende një datë për raundin e ardhshëm të dialogut.
Kontrolloni gjithashtu
David Kanin: Albin Kurti është figurë jo popullore jashtë Kosovës, tani do të përballet me Amerikën
Ish-analisti i mirënjohur në CIA, aktualisht profesor i Studimeve Evropiane, Dejvid Kanin, ka komentuar fitoren …