Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë përse Kosova ka pasur shumë miq dhe mbështetës, të cilët i ka humbur, për shkak të eksperimentimit të vazhdueshëm të kësaj qeverie dhe kësaj shumice”. Ai tha se asnjë shtet në botë nuk mund të jetojë pa miq, prandaj brenga më e madhe e tij vazhdojnë të jenë marrëdhëniet, tanimë në nivelin më të ulët me Amerikën, e cila ka luftuar për Kosovën dhe ka qenë një shtet i cili me besim të madh e ka mbështetur atë në rrugëtimin e vetë dhe forcimin e shtetit. Besnik Tahiri ka nënvizuar se nuk pret shumë nga mandati i kësaj qeverie dhe se AAK-ja, me koalicionin e saj, do ta ketë rezultatin më të mirë që e ka pasur ndonjëherë dhe do të jetë “befasia e këtyre zgjedhjeve”. Tanimë kuvendit të Kosovës i kanë mbetur edhe tre muaj e gjysmë, nuk pres që do të ndodhë shumë, ky kuvend dhe kjo shumicë parlamentare nuk e ka arrit edhe minimumin e ligjit që është dashtë të përfundojnë sepse që katër vite nuk e kemi ligjin për sigurime shëndetësore, ballafaqimi me shërbime shëndetësore dhe kërkesën për të kryer një shërbim me kushtetutë është ballafaqim dhe brenga më e madhe, ka thë mes tjerash, Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …