Udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Arbër Zenuni, të hënën është mbajtur mbledhja e nëntë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2024.
Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësuesit e KFORIT dhe zyrtarët tjerë komunalë.
Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive dhe efikase, ku për mbledhjen e rregullt të Kuvendit, unanimisht u ceduan këto pika:
1. Rishqyrtimi i vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik zona kadastrale – Drenoc;
2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e buxhetit për vitin 2025;
Për këtë mbledhje të Komitetit për Politikë dhe Financa si çdo herë do të përgatitet procesverbal nga Sekretaria e Kuvendit, i njëjti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit: https://kk.rks-gov.net/rahovec/?cat=149