Kuvendi

Kuvendi i Kosovës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Kuvendi i Kosovës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë nën moton, “Qeverisja efektive e inteligjencës artificiale në të gjitha nivelet”. Kryeparlamentari, Glauk Konjufca tha se kjo ditë është thirrje për vëmendje nga institucionet për ndërtimin e politikave dhe kapaciteteve njerëzore. Veç tjerash, u tha se qeveria aktuale ka cenuar vlerat demokratike dhe ka treguar mungesë të llogaridhënies. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra deklaroi se janë cenuar vlerat demokratike. Dhe pa dyshim që duhet të flasim edhe për cenimin jo të rrallë që këto vlera demokratike e kanë pasur gjatë këtyre viteve. Kemi pasur një qeveri jo-demokratike e cila jo rrallë ka cenuar fondamentin e shtetit. Mungesa e llogaridhënies e cila u përmend tash, ka qenë jo rrallë në thelb të diskutimeve tona në kuvend. Ministrat të cilët kanë qenë të pa përgjegjshëm dhe nëse shohim raportet e organizatave të shoqërisë civile kemi një kryeministër i cili në sesionin pranveror 36 herë nuk i është përgjigjur kërkesave dhe pyetjeve parlamentare të deputetëve”, saktësoi deputetja, Blerta Deliu-Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …