Në Deçan u mbajt punëtoria me anëtarët e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje

U mbajt punëtoria me anëtarët e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje, po ashtu morën pjesë edhe përfaqësues nga Asambleja Komunale dhe zyrtarë komunal të Deçanit.

Prezantimin e draft dokumentit të Strategjisë Komunale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje (2024-2027) dhe Plani i Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në familje (2024-2027) e bëri Koorinatorja e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje, Ajne Iberhysaj.

Pas prezantimit të draft dokumentit të pranishmit i dhanë sugjerimet dhe plotësimet për draft dokument, të cilat vërejtjet dhe ndryshimet do të jenë pjesë e këtij dokumentit. Dokumenti në fjalë do të jetë i publikuar në ueb faqen zyrtare të komunës dhe i njëjti do t’ju nënshtrohet procedurave për miratim në Asamblenë Komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama vizitoi dy qendra të rëndësishme për të ardhmen teknologjike dhe inovative të Kosovës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama vizitoi dy qendra të rëndësishme për të …