Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu ka përgjigjur sulmeve të Sali Berisha, i cili ndodhet nën arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit 2023 dhe i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, prej javës së kaluar për akuzën “korrupsion pasiv”, për dosjen “Partizani”. Basha e akuzon Berishën se e ka marrë peng PD-në dhe po minon opozitën duke i shërbyer Ramës. Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, shprehet ndër të tjera se “është trishtim i madh përçartja e tij (Berishës) dhe se para tre vitesh i kam kërkuar të largohet me dinjitet që të mos “vdesë” politikisht me turp. Berisha e mori partinë për t’u mbrojtur nga Amerika dhe Britania e Madhe duke ia shitur zgjedhjet Edi Ramës, që në këmbim të marrë vulën e PD-së. Basha shprehet se “Shqipëria meriton më shumë se kooperativa e bashkuar Rama-Berisha”, që “punojnë vetëm për interesat e tyre, kundër interesave të Shqipërisë”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …