Iniciativa “CorrWatch”, konsorcium i organizatave të shoqërisë civile (GLPS, GAP dhe INDEP), ka shprehur shqetësim të thellë për mbyllje dhe mungesë të transparencës nga Ministria e Financave dhe Ministria e Tregtisë për proceset rekrutuese për pozita të larta. CorrWatch ka thënë se këto ministri nuk janë transparente në përzgjedhjen për pozitat e larta të drejtorit Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës në kuadër të MINT, Sekretar i Përgjithshëm në MFPT, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Qendrore e Prokurimit. Mohimi i përfshirjes së shoqërisë civile nga MFPT dhe MINT është i kundërligjshëm, cënon garancitë e dhëna me ligj si dhe transparencën si njëra nga shtyllat kryesore të meritokracisë. Një praktikë e tillë rrezikon që këto procese të mbyllura të jenë subjekt i ndikimeve politike dhe personale, duke minuar kështu besimin e qytetarëve në institucionet publike”, thuhet në reagimin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …