Sekretari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Besianë, Besim Latifi u kërcënua dhe u sulmua fizikisht nga Rinor Hajrullahu, anëtar i Vetëvendosjes dhe bashkëpunëtor i kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi. Ai e ka sulmuar Besim Latifin në një lokal, ndërsa më pas rasti ishte raportuar në Polici. Anëtari i Vetëvendosjes është arrestuar si i dyshuar për kanosje dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Dega e LDK-së në Besianë tha se zyrtari i saj u sulmua, në afërsi të objektit të vjetër të komunës Sulmuesi u identifikua si bashkëpunëtor i ngushtë i Kryetarit Bulliqi. Pushteti lokal në Podujevë, përmes sulmeve të tilla, ka për qëllim ta ndalë zërin opozitar. Ai për ta realizuar këtë nuk është duke zgjedhur as forma, e as veprime. Por, as nuk na kanë ndalur e as nuk do të na ndalin, në përmbushjen e misionit tonë si opozitë e vetme në Podujevë”, thuhet në një reagim të degës së LDK-së, në Besianë.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …