Stoltenberg

Stoltenberg: Shtetet duhet të vendosin vetë, nëse Ukraina mund t’i përdorë armët me rreze të gjata, në Rusi

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg,  ka deklaruar se mirëpret diskutimet mbi përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina për sulme brenda territorit të Rusisë, por ka theksuar se çdo vendim në lidhje me këtë çështje duhet të merret individualisht nga secili vend aleat. Stoltenberg ka  shtuar se politikat e aleatëve në këtë çështje janë të ndryshme. Zelensky, ka kërkuar që kufizimet ndaj përdorimit të armëve me rreze të gjatë veprimi të hiqen, për të mundësuar Ukrainës që të kryejë sulme më të thella në territorin rus. Stoltenberg ka shpjeguar se, ndonëse rreziku është një aspekt i pashmangshëm i luftës, ai beson se rreziku më i madh për sigurinë e NATO-s, dhe aleatëve do të ishte nëse Vladimir Putin do të fitonte luftën në Ukrainë. Ndërkohë Putin, ka paralajmëruar se lehtësimi i përdorimit të raketave të tilla mund të përshkallëzojë konfliktin dhe të fusë Perëndimin në një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë, ka filluar konferencën gjyqësore kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit e Haxhi Shalës

Seancat e planifikuara më 14 dhe 15 nëntor, në gjykimin kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit e Haxhi Shalës shtyhen për më vonë

Gjykata Speciale, në Hagë,  ka njoftuar se pas kërkesës së palëve, seancat e planifikuara më …