Gjermania kërkon përfshirje të shpejtë të Kosovës në zhbllokimin e CEFTA-s, për të përparuar drejt BE-së

Gjermania kërkon përfshirje të shpejtë të Kosovës në zhbllokimin e CEFTA-s, për të përparuar drejt BE-së

Ministrja e Gjermanisë  për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann, ka bërë thirrje që Kosova të angazhohet urgjentisht në zgjidhjen e bllokadës në organizatën rajonale CEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore). Gjatë fjalës së saj në hapjen e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, Luhrmann paralajmëroi se bllokimi i CEFTA-s mund të rrezikojë Procesin e Berlinit dhe të dëmtojë bashkëpunimin rajonal, duke ngadalësuar kështu përparimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. “Bashkëpunimi rajonal është kyç për të afruar Kosovën më shumë me Bashkimin Evropian. Bllokada aktuale e CEFTA-s rrezikon të pengojë përpjekjet tona. Ne kërkojmë nga qeveria e Kosovës që të angazhohet sa më shpejtë në një zgjidhje,” tha Luhrmann, duke siguruar se Gjermania do të mbështesë gjithmonë Kosovën në këtë rrugëtim drejt BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …