Në një intervistë për Euronews Albania, profesori dhe ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, kundërshtoi planin që po ndërton Lëvizja Vetëvendosje në prag të zgjedhjeve të ardhshme, veçanërisht për përdorimin e termeve si sovraniteti dhe ligjshmëria lidhur me veriun e vendit. Hasani theksoi se diskursi nacionalist i qeverisë nuk është në interes të Kosovës, duke e përshkruar situatën aktuale të vendit si një çështje sigurie që nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Hasani shpjegoi se Vuçiq ka vendosur kushte të parealizueshme për konsum të brendshëm dhe se shpallja e Kosovës si “territor i okupuar” nga Serbia është një absurditet ligjor. Hasani gjithashtu kritikoi opozitën, shoqërinë civile dhe akademinë për mungesën e kontributit të tyre në këtë debat.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …