Shqipëria fillon restaurimin e trashëgimisë kinematografike

Procesi i restaurimit të trashëgimisë kinematografike në Shqipëri ka një rëndësi të madhe për ruajtjen dhe promovimin e historisë së vendit përmes filmave. Që nga viti 2012, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, ka punuar për të restauruar filmat që rrezikonin të shkatërroheshin, duke pastruar dhe digjitalizuar shiritat e vjetër filmik. Ky proces ka kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar dhe përdorimin e teknologjisë moderne për të garantuar që filmat shqiptarë të bëhen të qasshëm dhe të ruhen në format digjital. Eriona Vyshka, redaktore në AQFSH, ka theksuar rëndësinë e këtij procesi për të ruajtur autenticitetin e filmave dhe për t’i shfaqur ato në cilësi të lartë të figurës dhe zërit. Deri më tani, janë restauruar 20 filma, përfshirë klasike si “Nëntori i dytë” dhe “Lulëkuqet mbi mure”, i cili ka gjetur një audiencë ndërkombëtare përmes festivaleve dhe programeve televizive. Restaurimi kalon në disa faza, duke filluar me pastrimin fizik të shiritit dhe përfunduar me digjitalizimin e tij në rezolucion të lartë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …