Kryeministri Albin Kurti, duke folur për Al-Xhazirën, deklaroi se e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Kryeministri Albin Kurti , duke folur për Al-Xhazirën  e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai ka  deklaruar me këtë rast se, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është diçka që e kam trashëguar nga paraardhësit e mi. Megjithatë kjo është pjesë e marrëveshjes bazike tash. Neni 7 thotë se komuniteti serb duhet të ketë vetëqeverisje. Nga ana tjetër, neni 10 thotë se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më parë duhet të zbatohen. Kështu që unë nuk e mohoj këtë. Megjithatë, vetëm si pjesë të pakos së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë, tha Kurti, duke saktësuar se s’mund të zgjidhet vetëm njëra prej 39 marrëveshjeve me Serbinë, as të vendoset përpara si marrëveshjes bazë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …