Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, bashkë me sekretarin për Anëtarësi dhe Financa, Betim Gjoshi dhe përfaqësuesin e kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani kanë pritur në takim anëtarët e misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve. Në takim është diskutuar për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, duke përfshirë çështje të ndryshme që lidhen me organizimin, pjesëmarrjen e votuesve dhe masat e sigurisë që do të ndërmerren për një proces të drejtë dhe demokratik. Përfaqësuesit e PDK-së e kanë vlerësuar lartë punën e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, anëtarët e të cilit në vazhdimësi kanë dhënë rekomandime në shërbim të përmirësimit dhe avancimit të organizimit e mbarëvajtjes së proceseve zgjedhore në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …