leoni

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka prezantuar dy aderime në parti, Gëzim Ibrahimin dhe Ismet Hajdinin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka prezantuar dy aderime në parti, Gëzim Ibrahimin dhe Ismet Hajdinin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka prezantuar dy aderime në parti, Gëzim Ibrahimin dhe Ismet Hajdinin. Me këtë rast, Limaj vlerësoi si lajm të jashtëzakonshëm këto aderime, derisa tha se Nismës po iu bashkohen njerëz intelektualë, veprimtarë e me ide të qarta.

Ai tha se do të vazhdojnë të punojnë për zgjerimin e kësaj partie. I aderuari, Ismet Hajdini përmendi dy arsye kryesore që ndikuan për t’iu bashkuar Nismës Socialdemokrate. Sipas tij, gjendja momentale në politikë të brendshme dhe të jashtme, shëndetësi, arsim e ekonomi kanë nevojë për qeverisjen e Nismës. Hajdini tha se kryetari Limaj ka ide, vullnet dhe përvojë të mjaftueshme për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë. Arsye tjetër, Hajdini tha se gjatë qeverisjeve të më hershme ku ka qenë Nisma Social Demokrate, Anamoravë ka pasur një përkrahje të jashtëzakonshme. Ish ministri Fatmir Matoshi, i cili tashmë ka aderuar në Nismën Socialdemokrate tha se përgjatë muajve të fundit kanë ardhur në përfundim se ka ardhur koha për Nismën  në rajonin e Anamoravës.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …