Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të takimeve të parapara të procesit të dialogut. Takimi u zhvillua në formatin dy palësh dhe jo tripalësh. Zyra e Kryeministrit në njoftimin për takimin tha se kjo ndodhi për shkak të refuzimit të Serbisë që të marrë pjesë në një takim të tillë. Kosova përmes kryenegociatorit, ka pranuar të mbahet takimi trilateral, sipas agjendës së paracaktuar nga ndërmjetësuesi, ku temë e vetme e diskutimit parashihej të ishte rruga përpara e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues”, thuhet në njoftim. Besnik Bislimi. shprehu përsëri angazhimin konstruktiv dhe aktiv të Kosovës në zbatimin e marrëveshjeve dhe rrugën përpara si dhe komentimet nga ana e saj të drafteve, derisa Serbia nuk ka bërë asnjë hap drejt saj, e pikësëpari as nuk e ka pranuar marrëveshjen.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …