Prej ditës së e deri në fund të tetorit një kontingjent prej më shumë se 300 trupave nga Regjimenti i Rojal Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar do të vendoset përkohësisht në Kosovë dhe do të kryejë disa aktivitete stërvitore bashkë me trupa të tjerë të KFOR-it. Qëllimi i stërvitjeve është të testojë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre me misionin e KFOR-it. Stërvitja mbështet gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur zhvillimeve relevante të sigurisë, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i vazhdueshëm dhe efektiv të mandatit tonë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.” KFOR ka thënë se pas përfundimit të stërvitjes, kontingjenti do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …