Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në rrjetin social Facebook kryetari Kastrati ka shkruar: Në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në ceremoninë e lutjeve të mëngjesit në New York, së bashku me mikun tim Berat Gegaj, njëherit koordinator për Kosovë i këtij eventi.
Gjatë qëndrimit tim këtu, në ambientet e Bashkisë së New Yorkut, së bashku me z. Naser Nika, kam zhvilluar një takim pune, me anëtarin e Këshillit, z. David Carr, me të cilin u dakorduam për të filluar sa më parë procesin për binjakëzimin mes Komunës së Malishevës dhe Staten Island në New York.
Vendi më përkrahës i popullit shqiptar janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për këtë ne përjetësisht u jemi mirënjohës” ka shkruar Kastrati.