Me rastin e vdekjes tragjike të nxënësit Bleart Bekim Krasniqi, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi ka ngushëlluar familjen, personelin arsimor dhe nxënësit e SHFMU “Hilmi Hoti”

Me rastin e vdekjes së nxënësit Bleart Bekim Krasniqi – 21.11.2011- 18.09.2024 – Nxënës në SHFMU “Hilmi Hoti ” në Carrallukë, Arbëreshë Krasniqi, Drejtoreshë e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë ka ngushëlluar familjen e tij.
“E nderuara familje Krasniqi dhe personeli arsimor e nxënësit e SHFMU “Hilmi Hoti” në Carrallukë.

Më lejoni që në emër të nxënësve dhe personelit arsimor të komunës së Malishevës, të shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të nxënësit tonë Bleart Bekim Krasniqi nxënës i klasës së 8-të në SHFMU” Hilmi Hoti” në Carrallukë.

I trishtë ishte lajmi për vdekjen e Bleartit, i cili na tronditi të gjithëve për ndarjen nga jeta në lulen e rinisë. Ne kishim nevojë për buzëqeshjen e tij në shkollë, shokët dhe shoqet e klasës së tij dhe bashkëmoshatarët e tij kishin ende nevojë për lojën e tij dhe ngrohtësinë e tij që ai çdo ditë dhuronte për shoqërinë e tij.

Ne kishim nevojë që ëndrrat e Bleartit të vazhdonin të jetonin e ai të shtegtonte me buzëqeshjen e tij të ngrohtë drejt mësimeve të reja, drejt njohurive të reja së bashku me shoqërinë e tij. Por ja që ëndërrat e tij u ndalën në gjysmë edhe ai nuk do të jetë më në mesin tonë, të hapërojë drejt dyerve të ngrohta të shkollës e diturive të reja.

Blearti do të na mungojë të gjithëve por ne nuk do ta harrojmë kurrë shëmbëlltyrën e tij prej nxënësi dhe çiltërsinë e tij dhe dashurinë e tij për shkollën.

Qofshin të paharruara kujtimet për Bleartin,

Lavdi veprës së tij jetësore!

Me respekt,

Arbëreshë Krasniqi

Drejtoreshë e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …