leoni

Përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës, vizituan Komunën e Ulqinit

Përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës, vizituan Komunën e Ulqinit, ku u pritën përzemërsisht nga Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu.

“Bashkë me kolegët e Asociacionit të Komunave të Kosovës, vizituam Komunën e Ulqinit në Mal të Zi, me qëllim shkëmbimin e përvojave rreth zhvillimeve, menaxhimit financar në pushtetin lokal, menaxhimit të mbeturinave, planifikimin urban e integrimet evropiane, ku u mirëpritëm përzemërsisht nga Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, bashkëpunim ky i frytshëm për përvojat e pushtetit lokal në vendin tonë”, ka shkruar në rrjetin e tij social facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …