Gjenerali Cavoli në Tiranë: Diskutime për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin me NATO-n

Gjenerali Cavoli në Tiranë: Diskutime për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin me NATO-n

Gjenerali Christopher Cavoli, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën, ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Konferencën e 27-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut, e cila do të mbahet më 20 shtator. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, gjenerali amerikan zhvilloi takime të rëndësishme me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu. Vizita e Cavolit u vlerësua si një hap që përforcon aleancën dhe partneritetin e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes. Presidenti Begaj theksoi rëndësinë strategjike të rajonit të Ballkanit në kontekstin e konflikteve të vazhdueshme, si agresioni rus në Ukrainë dhe krizat në Lindjen e Mesme, duke nënvizuar përkushtimin e Shqipërisë për të përmbushur detyrimet e saj si pjesë e NATO-s dhe për stabilitetin rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …