Në Strasburg është nënshkruar vendimi që iu jep të drejtë udhëtimi pa viza në Zonën Schengen serbëve të Kosovës të cilët janë të pajisur me pasaporta tyre faktike. Dekreti është nënshkruar nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe ministri Hungarez për Çështje Evropiane, Janosh Boka, pasi Hungaria është duke kryesuar me Këshillin Evropian. Si rezultat i këtij vendimi, serbët e Kosovës nga mesi i tetorit të këtij viti do të mund të udhëtojnë në Zonën Schengen njëjtë sikurse të gjithë qytetarët e tjerë që janë të pajisur me dokumente të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ky vendim është konfirmuar me nënshkrim në ndërtesën e Parlamentit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …