Posta e Kosovës nderon periudhën e artë të pop-rokut kosovar të viteve ’80-ta

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim një emision të ri të pullave postare kushtuar periudhës së artë të muzikës pop-rok në Kosovë gjatë viteve të ’80-ta, për të nderuar grupet dhe artistët që kanë kontribuar në formimin e skenës muzikore të asaj periudhe.

Gjatë viteve të ’80-ta, në Kosovë u formuan disa grupe muzikore të njohura, si: “Gjurmët”, “Ilirët”, “403”, “Telex”, “Minatori”, “Fisnikët”, “Seleksioni 039”, “Menkis” dhe “Babilon”. Këto grupe krijuan këngë që vazhdojnë të jenë të dashura për publikun. Disa prej tyre përmes këngës kanë shprehur revoltin ndaj gjendjes sociale, censurës dhe situatës politike të kohës.

Përveç ritmeve të muzikës folklorike dhe këngës së vjetër qytetare që ishin frymëzim për këto grupe, periudha e viteve të ’80-ta është e njohur edhe për baladat e paharrueshme të muzikës rok. Këto ritme dhe ndikime kanë kontribuar në krijimin e një trashëgimie të pasur muzikore në rajon.

Posta e Kosovës është e nderuar të përjetësojë këtë periudhë të artë të pop-rokut kosovar me imazhin e dy pullave postare, duke ofruar edhe një mundësi të shkëlqyer për koleksionistët, bizneset dhe adhuruesit e muzikës për të ruajtur këtë trashëgimi të çmuar.

 

Prishtinë, 19 Shtator 2024

Kontrolloni gjithashtu

KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së …