Një raport i fundit, i publikuar nga Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë Zgjedhore, me qendër në Stokholm, ka zbuluar se viti 2023 shënoi rënien më të madhe të besueshmërisë në zgjedhje dhe rolit mbikëqyrës të parlamenteve që prej gati gjysmë shekulli. Ky përkeqësim është nxitur nga praktikat frikësuese të qeverive, ndërhyrjet e huaja, dezinformimi dhe keqpërdorimi i inteligjencës artificiale gjatë fushatave zgjedhore. Raporti, që analizon situatën në 158 vende, zbuloi se 47% e tyre kanë përjetuar rënie në treguesit e demokracisë për të tetin vit radhazi. Gjithashtu, një në tre palë zgjedhje po kundërshtohen. Në Ballkan, Shqipëria kryeson në fushën e të drejtave të njeriut, ndërsa Kosova renditet e parafundit.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …