Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka kritikuar politikën e jashtme të Qeverisë Kurti, duke e cilësuar si të dështuar. Disa zhvillime negative për Kosovën në arenën ndërkombëtare, përfshirë refuzimin e Hungarisë për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe deklaratën e Gjermanisë që Marrëveshja e CEFTA-s mund të vazhdojë edhe pa Kosovën. Miftaraj gjithashtu përmendi diskutimet në Bruksel për hapjen e urës së Ibrit dhe vendimin për lirinë e lëvizjes për qytetarët serbë në Kosovë me pasaporta serbe, duke i cilësuar këto zhvillime si të dëmshme për interesat e Kosovës. Sipas tij, këto dështime kanë thelluar pasojat negative për raportet me aleatët dhe integrimin evropian, duke e vendosur Kosovën në një “fushë me mina” nga e cila do të duhen vite për të dalë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …