Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për TV PINK, ka fajësuar autoritetet kosovare për dështimin e dialogut të fundit tripalësh në Bruksel. Vuçiç akuzoi Kosovën se ndjek një ideologji “anarkiste-marksiste-enverhoxhiste”, që sipas tij ka për qëllim dëbimin e serbëve nga Kosova. Ai shtoi se Beogradi nuk kërkon asgjë më shumë sesa zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, duke përfshirë formimin e Asociacionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri. Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Vuçiç janë ftuar për një drekë pune të enjten në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të diskutuar Planin e Rritjes.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …