Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të ardhshëm me Lëvizjen Vetëvendosje. Dallimet mes dy partive janë të thella dhe përfshijnë aspekte të ndryshme të së kaluarës, të tashmes dhe së ardhmes. Ai ka theksuar se ekonomia dhe qasja ndaj saj janë dy shembuj të ndryshimeve thelbësore në mendime. Sipas tij, Vetëvendosja është një parti më e majtë, ndryshe nga ajo që ndjek PDK-ja, e cila e shikon zhvillimin ekonomik ndryshe. Krasniqi ka përmendur se militantët e partisë së Kurtit in kanë djegur makinën personale dhe kanë kryer akte të tjera vandalizmi edhe ndaj familjes së tij. Unë nuk shoh mundësi reale për bashkëpunim ose Qeveri të përbashkët me këtë parti. Qëllimi ynë dhe i PDK-së është të largojmë Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin prej pushteti,” ka nënvizuar, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …