leoni

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. Mes tyre ka mospajtime të qarta dhe një përplasje të dukshme midis dy institucioneve më të larta të Kosovës. Sipas Limajt, presidentja nuk ka folur ende qartë për natyrën e këtyre mospajtimeve, por është e dukshme se marrëdhëniet mes saj dhe kryeministrit po kalojnë nëpër telashe dhe probleme. Në lidhje me procesin e Asociacionit dhe anëtarësimin e tij në Këshillin e Evropës, Limaj kritikoi mënyrën si është trajtuar, duke e cilësuar si një përpjekje për mashtrim në minutat e fundit, duke kritikuar qeverinë për papjekuri politike në përpjekjet e tyre për t’i manipuluar mekanizmat ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …