Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes për investime strategjike në fushën e energjisë në mes të ShBA-së dhe Serbisë. Me këtë rast, ajo ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas saj e ka izoluar Kosovën nga miqtë. “Albin Kurti, Kosova është ma e madhe dhe më e rëndësishme se egoja jote. Mashtrimit tënd po i vjen fundi. Serbia dje e nënshkroi një marrëveshje me ShBA për investime strategjike në fushën e energjetikës. Kjo pas marrëveshjes me Gjermaninë për Litium, dhe me Francën për avionët e avancuar ushtarak.
E Kosova? E izoluar, e snaksionuar, e përjashtuar.
Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishim as të lirë e as të pavarur, që të gjithë, na thonë që jemi në rrugë të gabuar, është koha me e pa veten në pasqyre.
Nuk na ka faj askush. Sipas teje Bideni është i keq, Trumpi i keq, Mogerini e keqe, Borelli i keq, Greneli i keq, Lajçaku i keq, Merkeli e keqe, Scholzi i keq, Macroni i keq, Rama i keq. Krejt na kanë faj. A po Albin? Vetëm ti e ke mirë. Ti edhe kush? Kush janë aleatët tu Albin? Se pa aleatë nuk mundet as Amerika.
Albin Kurti, Kosova është ma e madhe dhe më e rëndësishme se egoja jote.
Mashtrimit tënd po i vjen fundi.