Mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar nga trupi gjykues që të paralajmërojë Zyrën e Prokurorit që të mos ndikojë tek dëshmitarët gjatë seancave përgatitore. Lajmi është bërë me dije nga Angela Griep, zëdhënëse e Gjykatës Speciale në Hagë, në konferencën javore. Ajo ka thënë se fillimisht trupi gjykues, më 12 shtator kishte hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Selimit për reduktimin e disa provave në deklaratat e mëparshme të një dëshmitari, kur ajo t’i paraqitet atij gjatë seancës përgatitore për të dhënë dëshmi. Mbrojtja kishte argumentuar se provat përkatëse nuk ishin në listën e provave materiale. Mbrojtja e Selimit më tej kërkoi nga trupi gjykues të paralajmëronte Prokurorinë të mos ndikonte në dëshmitarin gjatë seancës përgatitore”, ka thënë Griep, raporton “Betimi për Drejtësi“. Zëdhënësja ka theksuar se trupi gjykues kujtoi se ligji kërkon që gjatë një seance përgatitore, avokati që parashtron pyetje duhet t’i japë dëshmitarit mundësinë për rishikim të deklaratave të mëparshme, edhe kur pjesë të tyre nuk kanë të bëjnë me dëshminë që do të japë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …