Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka folur në lidhje me raportet e shtetit turk me Kosovën. Agjencia Anadolu raporton se ministri Fidan ka deklaruar se Turqia e ka përkrahur historikisht Kosovën dhe se do ta bëjë të njëjtën gjë edhe tani. Ne jemi një vend që historikisht e kemi mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Edhe sa i përket Bosnjës dhe Hercegovinës, shteti turk do të mbështesë çdoherë sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit boshnjak. Të kesh marrëdhënie vëllazërore me Bosnjën në dhe Kosovën, është obligimi ynë historik, por të vendosësh marrëdhënie të mira edhe me Serbinë, është reflektim i lidershipit të fuqishëm politik, ka thënë Fidan, duke ritheksuar se mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe të Bosnje-Hercegovinës.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …