Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, ia ka dhënë të “mbrapshtën” vendit me këtë qasje ndaj partnerëve ndërkombëtar. Sot sovraniteti në Veri nuk shtrihet përmes FSK-së, jam i shqetësuar kur shoh që çdo ditë të vetme e sheh ministrin e Brendshëm duke u krekosur në Veri, kjo nuk është shtrirje e sovranitetit, do e kisha kuptuar nëse do të kishim ndërtuar rrugë, shkolla, ura e objekte të ndryshme në atë pjesë të vendit”, ka thënë Hoti. Vlerësimi im politik është që na ka dhënë të mbrapshtën me këtë qasje, në një situatë që këta e kanë marrë mandatin me partneritetin ndërkombëtar shumë të ngushta me një proces të dialogut të strukturuar për njohje reciproke me marrëveshje të Uashingtonit të nënshkruar me plane vjetore për integrim euroatlantik përmes planit kombëtarë për zbatim të MSA-së në bashkëpunime të ngushta me Shqipërinë më së pari dhe me aleatë kryesor sot jemi në situatën e bashkëpunimit të Kosovës me aleatët është në pikën më të ulët
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …