Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në tre mujorin e tretë të këtij viti, shkalla e papunësisë ka qenë 24.6%

Agjencia e Statistikave të Kosovës paraqet një gjendje krejt tjetër për papunësinë, dhe jo sikur e ka prezantuar, Vetëvendosja

Agjencia e Statistikave të Kosovës që është  sajuesja e publikuesja e statistikave zyrtare në Republikën e Kosovës dhe përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe publikimin e të dhënave, nuk i ka këto shifra. Sipas të dhënave të fundit të ASK-së, në tremujorin e katërt të vitit 2023 papunësia në vend ishte 10.7%. ASK-ja tha vitin e kaluar se brenda dhjetë vjetësh, papunësia në Kosovë ka shënuar rënie për mbi 17%. Nga 30% sa kishte qenë në vitin 2013, kishte rënë në 12.6%. Ndërsa këto shifra duken pozitive, disa të tjera s’përmenden. 677 mijë e 571 njerëz (57%) janë të pallogaritshëm në shifrat që Qeveria i promovon. Këta persona, sipas të dhënave të ASK-së, nuk janë as të punësuar, as të regjistruar si të papunë, as nuk kërkojnë punë. Kjo përqindje përfaqëson pjesën e popullsisë që ASK-ja e quan “ekonomikisht jo aktive”, që përfshin grupmosha prej 15 deri në 64 vjeç. Prej këtyre personave të pallogaritshëm në shifrat e Qeverisë për (pa)punësimin, 440 mijë e 448 janë gra dhe 237 mijë e 123 burra.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …