leoni

Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje konstaton se zënia me punë në vendin tonë është rritur 20%, ndërsa papunësia ka rënë në 4%

Lëvizja Vetëvendosje thotë se zënia me punë është rritur 20%, ndërsa papunësia ka rënë në 4%. Ndërsa këto shifra duken pozitive, Qeveria nuk i  llogaritë 677 mijë e 571 njerëz (57.7%), që sipas ASK-së, nuk janë as të punësuar, as të regjistruar si të papunë, as nuk kërkojnë punë. Kryeministri Albin Kurti thotë se Kosova është zhvilluar e pasuruar dhe se qytetarët tash jetojnë më mirë sesa në kohën para se ai të qeveriste me vendin. Ai e përmendte rritjen e buxhetit të këtij viti dhe të hyrat si suksese të Qeverisë, ndërsa së fundmi, kur mandati qeverisës po shkon drejt fundit, pushtetarët kanë nisur të flasin për rritje të madhe të punësimit në vend. “Krahasuar me vitin 2021, tash që po flasim më 2024, bruto produkti vendor është për 1/3 më i lartë, ndërkaq buxheti shtetëror vjetor është për 35% më i lartë. Sigurisht që kjo është përkthyer edhe në punësim të shtuar. Krahasuar me para tri viteve, punësimi në Kosovë është rritur me 20%, përfshirë këtu dyfishimin e të rinjve të punësuar e padyshim që kjo ka ndikuar edhe në rritjen e fitimit dhe zgjerimin e aktivitetit të sektorit privat”, deklaroi Kurti më 29 gusht.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza, njofton se rreth 250 studentë, që janë pjesë e universiteteve më të mira, në Gjermani, iu kanë bashkuar ekipit të tij

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se rreth 250 …