Një kontingjent prej mbi 300 ushtarësh nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire të Mbretërisë së Bashkuar ka mbërritur në Kosovë dhe ka filluar menjëherë stërvitjet e planifikuara. Ushtarët ateruan, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për t’iu bashkuar forcave rezervë të KFOR-it, me qëllim ruajtjen e stabilitetit rajonal. Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitjet përqendrohen në siguri dhe reagim ndaj zhvillimeve të rëndësishme të sigurisë. Këto stërvitje, të quajtura “Ushtrimi Operativ Trajnues”, do të vazhdojnë deri në fund të tetorit 2024, duke përfshirë njësite të KFOR-it dhe forcat rezervë britanike.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …