Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm dhe për procesin e hartimit të listave të deputetëve. Ajo ka theksuar se ka kohë deri në dhjetor për përgatitjen e listave për zgjedhje. Për sa i përket deputetëve të partive të tjera, Krasniqi ka bërë të ditur se deputetë të GUXO dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, janë shprehur të pakënaqur me situatën e tanishme dhe janë duke kërkuar mundësinë për t’u anëtarësuar në LDK. Ajo ka thënë se kjo kërkesë është bërë nga disa deputetë të këtyre partive, të cilët po shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …