Masa e paraburgimit për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin është vazhduar për dy muaj të tjerë nga gjykata në Hagë. Zëdhënësja e Gjykatës Speciale në Hagë, Angel Grip, njoftoi se trupi gjykues ka vlerësuar se për të dy të akuzuarit vazhdon të ekzistojë rreziku që ata të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra të tjera penale kundër individëve që janë të lidhur me UÇK-në. Rexhep Selimi është dyshuar për nxjerrjen e informacionit të ndjeshëm për palë të treta të paautorizuara. Në seancën e të enjtes në Gjykatën Speciale në Hagë, Halim Berisha, ish-ushtar i UÇK-së, dha dëshmi në rastin ku po akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Berisha dëshmoi se në pranverën e vitit 1999, ai kishte shoqëruar një person në një objekt në fshatin Zllash, si pjesë e policisë ushtarake.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …