Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor

Pjetër Shala: Gjatë seancave kur është thënë fjala përfundimtare, në transkripte kemi gjetur më shumë se 213 fjalë të ndryshuara

Gjatë konferencës së Apelit, Pjetër Shala është ankuar se gjatë seancave kur është thënë fjala përfundimtare, në transkriptuat e tyre kanë gjetur më shumë se 213 fjalë të ndryshuara. Ai është ankuar se nuk e ka në gjuhën shqipe për të parë se si ka rrjedh gjykimi i tij që nga fillimi deri në tri ditët e fundit. Unë kam një shqetësim shumë të madh sa i përket për tri ditë seancë të mëparshme 15,16, 17 kur ishte leximi përfundimtar. Vetëm për tri ditë gjetëm mbi 213 fjalë të ndryshuara, jo gabimisht të përkthyera, por të ndryshuara. Dhe unë nuk e kam akoma në gjuhën shqipe rrjedhën si ka rrjedhë gjykimi im prej fillimi deri në ato tri ditët e fundit. Nuk e kam pas vëmendjen se nuk ma ka marrë mendja se bëhen gabime të tilla, që të ndryshohet fjala. Mirëpo, me 15,16 dhe 17 e keni të vërtetuar se ka 230 gabime, ndryshime fjalë se nuk janë gabime por ndryshime të fjalive që ia humb të gjithë kuptimin e gjithçkafit”, tha Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …