Drejtori i Bujqësisë viziton fermerët e Malishevës të dëmtuar nga zjarret gjatë verës

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës, Sylë Dukolli, së bashku me zyrtarë të tjerë komunalë, ka realizuar vizita te disa fermerë që janë dëmtuar nga zjarret gjatë kësaj vere. Këto zjarre kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ushqimin për kafshë dhe makineritë e tyre.

Qëllimi i vizitës ishte që drejtori Dukolli të njihej nga afër me gjendjen dhe sfidat e fermerëve, të cilët vazhdojnë të punojnë për zhvillimin e fermave të tyre pavarësisht vështirësive. Gjatë vizitës, ai i ka ofruar mbështetje blegtorëve Nehrih Brahaj nga fshati Senik dhe Driton Gegaj nga Lladroci, që kanë qenë mes më të prekurve nga këto zjarre.

Drejtori Dukolli po ashtu vizitoi edhe disa fermerë të tjerë në Komunën e Malishevës, duke i siguruar ata se përpjekjet për mbështetje institucionale nuk do të mungojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …