Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Që nga dita e hënë, më 16 shtator punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë, duke kërkuar rritje të pagës

Që nga dita e hënë, më 16 shtator punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë, duke kërkuar rritje të  pagës. Kryetari i Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha nga nënkryetarja e  Kuvendit, Saranda Bogujevci është kërkuar që ankesat e punëtorëve të dërgohen në këtë institucion me fakte. Kryetari, Azemi tha se ka disponim që kontrata me kompaninë privat për mirëmbajte të ndërpritet në rast se faktohet që janë bërë shkelje sa i përket edhe pagave për punëtorët. Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat theksoi se greva do të vazhdoj tutje. Që nga dita e hënë më 16 shtator punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë. Kërkesa e tyre kryesore është rritja e pagës nga 275 në 550 euro. Edhe  gjatë muajit korrik këta punëtorë patën protestuar para Kuvendit të Kosovës. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar para Kuvendit të Kosovës për tu solidarizuar me punëtoret teknike të Kuvendit, të cilat kanë hyrë në grevë këtë javë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …