Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës, Diellza Kukaj, ka reaguar pas intervistimit nga Prokuoria e shtetit të zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, lidhur me dy afera korruptive. Ajo ka thënë se ky intervistim tregon rrënimin e moralit politik të Vetëvendosjes. Dejona, e njohur për pushtetin e saj të pakufizuar brenda partisë, grupin parlamentar dhe Ministrat, duhet t’i jep Prokurorisë shumë përgjigje për aferat korruptive që përfshijnë zyrtarë të lartë të KEK-ut dhe Ibër Lepencit. Kjo situatë ngre një shqetësim serioz për Kosovën. Si është e mundur që një person të ketë kaq shumë kontroll brenda pushtetit? Populli i Kosovës meriton tjetër qeveri dhe këtë jam e bindur se do ta arrijmë së bashku më 9 shkurt 2025, ka nënvizuar ryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës, Diellza Kukaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, njoftoi se 20 kadetë të rinj të FSK-së, kanë filluar trajnimet e tyre si oficerë të ardhshëm
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se 20 kadetë të rinj të …