leoni

Volfgang Petriç: Kushdo që i fiton në zgjedhjet në Amerikë, do ta ketë një politikë të ndryshme ndaj Kosovës, pasi po humbet durimi

Diplomati austriak dhe ish përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet në Rambuje, Volfgang Petriç, thotë se duhet të mendohet një format i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij,  është në një gjendje të vështirë. Petritsch theksoi edhe ndikimin e zgjedhjeve të Amerikës  në Kosovë, për çka tha se ka përshtypje se kushdo që fiton do të ketë një politikë të ndryshme karshi Kosovës, pasi Washingtoni po humbet durimin. Kjo është përshtypja ime. Nuk ka më aq shumë mbështetje sa më parë”. Diplomati austriak, në një intervistë për RTV21, ndër tjera foli edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkësinë Ndërkombëtare e veçanërisht me Amerikën  për çka tha se Kosova po mbetet mbrapa. Dhe kjo sipas tij, nuk është mirë sepse vendet si Kosova,  varen nga vullneti i mirë i qeverive të Perëndimit. Ka një stagnim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, asnjë përmirësim i mëtejmë dhe as zbatim i marrëveshjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Energjia e shpenzuar në komunat veriore arrin 8 milionë euro, mirëpo janë paguar vetëm 600 mijë euro

Në shtatë mujorin e parë të vitit 2024, energjia e shpenzuar në komunat veriore të …